Pas pesë vjetësh gjendet personi për të cilin mendohej se ishte vrarë

77

Një njeri për të cilin policia mendonte se e kishin vrarë, u gjet duke u fshehur në pyll, pesë vjet pas zhdukjes. Ricardas Puisys 40 vjeç, nga Cambridgeshire në Britani, për herë të fundit u pa në vendin e tij të punës në vitin 2015. Pas asaj i humbët gjurmët dhe muajin që shkoi u gjet në një pyll. Policia beson se po fshihej për t’u ikur njerëzve që e kishin keqpërdorur, shkruan BBC-ja të hënën.

Tani ai është nën mbrojte dhe policia është duke e hetuar rastin. Një njeri ishte arrestuar dhe liruar gjatë hetimit për vrasjen që mendohej se ishte kryer, por nuk pati dëshmi ndaj tij. “Për afro pesë vjet zhdukja e Ricardas ka qenë një mister i vërtetë”, tha Inspektori Rob Hall nga njësia për krime në Polici. “Mirëpo në fund të qershorit pranuam informata të cilat na dërguan deri te gjetja. Pas një kërkimi të pyllit afër vendit Harecroft Road, Ricardas u gjet duke jetuar në shkurre, i fshehur shumë mirë dhe pa folur me askënd për një kohë të gjatë”.

Ai tha se policia po besonte se Puisys “kishte vendosur të ikë ngase kishte qenë viktimë e krimit dhe kishte qenë i keqpërdorur”. “Tani atij po i jepet përkrahja pasi që ka jetuar në rrethana shumë të vështira për më shumë se pesë vjet”, shtoi inspektori Hall.

Comments are closed.