Pas pesë muajve, Ronaldinho afër lirimit nga burgu në Paraguaj

22

Ikona e futbollit është afër që të fitojë lirinë e tij. Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është afër që të lirohet nga burgu në Paraguaj, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.mk. Pasi kanë kaluar pesë muaj qëkur Ronaldinho është dënuar, duket se gjithçka po shkon tashmë në favor të brazilianit.

Prokuroria nuk ka gjetur evidenca të mjaftueshme për të vazhduar ndjekjen ndaj Ronaldinho, kështu që ai dhe vëllai i tij, Roberto Assis, do të lirohen nga gjoba dhe dënimi. Ronaldinho ishte ndaluar me dyshimet se është futur në Paraguaj me një pasaportë të skaduar.

Përveç qëndrimit në burg, Ronaldinho ishte dënuar edhe me 76 mijë euro.

Comments are closed.