Kryenegociatorët të Prishtinës dhe Beogradit Avni Arifi dhe Marko Gjuriq sot në Bruksel do të kenë edhe një raund të bisedimeve në ndërmjetësim të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme Angeline Ajnhorst.
Dialogu teknik Prishtinë – Beograd do të mbahet pas tre muajve pauzë.
Arifi deklaroi se dialogu me Beogradin është në fazë kritike për të ardhmen e Kosovës dhe se nuk pret rezultate nga raundi i ardhshëm i së dielës, kur në Bruksel do të takohen presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.