Pas Pashkëve fillojnë punimet për ligjet reformuese në Maqedoni

9

Shkup, 9 prill – Pas festimeve të Pashkëve ortodokse, në ditët në vijim deputetët do të angazhohen për t’u përgatitur për Raportin e përparimit të vendit, që përgatitet nga Komisioni Evropian, më 17 prill.

Kështu, në Kuvendin e Maqedonisë janë caktuar katër seanca për ditën e nesërme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e 34-të është Ligji reformues për gjyqësinë; në seancën e 35-stë është Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për procedurë penale, në lexim të dytë.

Gjithashtu, është caktuar seanca e 22-të për ndyshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar.

Edhe seanca e 41-të është caktuar, me disa pika që nuk kanë të bëjnë me aspeke reformuese.

Comments are closed.