Shkup, 19 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot pasdite kumtoi se pas paraqitjes së parë për regjistrim në shkollat e mesme janë regjistruar 11.826 nxënës, prej të cilëve 9.061 për mësim në gjuhën maqedonase, 2.604 për mësim në gjuhën shqipe, 130 nxënës për mësim në gjuhën turke dhe 31 përsëritës.
Gjithsej janë paraqitur 16.676 nxënës, prej të cilëve 11.636 për mësim në gjuhën maqedonase, 4.707 në gjuhën shqipe, 302 në gjuhën turke dhe 31 përsëritës.
MIA e publikon në tërësi kumtesën e MASH-it për numrin e nxënësve të regjistruar.
Për përfshirjen e plotë të të gjithë nxënësve që e kanë përfunduar arsimin fillor në vitin shkollor 2018/2019, me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2019/2020 është siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira, edhe atë: 24.581 vende për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 354 në gjuhën serbe, respektivisht gjithsej 35.690 vende nxënësish në të gjitha shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve kryhet në një afat regjistrimi me 3 paraqitje, dy paraqitje në muajin qershor dhe një paraqitje në muajin korrik.
Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve u realizua më 17 dhe 18 qershor të vitit 2019, ndërsa rang listat me rezultatet e regjistrimin dhe vendet e lira do të publikohen më dt. 19 qershor 2019.
Testimi kualifikues do të realizohet më 21 qershor 2019 në SHMQSH “Orce Nikollov” në Shkup (për arsimin gjimnaz me mësim në gjuhën maqedonase), në SHMQSH “D-r Pançe Karagjozov” – Qyteti i Shkupit (për arsimin profesional – drejtimi i mjekësisë për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase), në SHMK “Dimitar Vllahov” – Strumicë (për arsimin profesional – drejtimi i mjekësisë për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase) dhe në shkollat e mesme në të cilat do të realizohen plan-programet mësimore për arsim arti. Shkollat, në të cilat do të realizohet testimi kualifikues, rang-listat përfundimtare do t’i publikojnë më 21 qershor të vitit 2019.
Pas publikimit të rang-listës me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, obligohen që ta tërheqin tërë dokumentacionin e parashtruar në shkollë në afat prej 48 orëve, ndërsa shkollat kanë për obligim ta kthejnë tërë dokumentacionin në afat prej 48 orëve.
Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet më dt. 24 dhe 25 qershor të vitit 2019, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më dt. 26 qershor të vitit 2019.
Shkollat, për paraqitjen e dytë mund ta ulin numrin e përcaktuar të minimum pikëve të dhëna në Konkursin maksimum deri 10 pikë, përveç për arsimin gjimnaz, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe për drejtimin e mjekësisë.
Shkollat janë të obliguara me shpallje interne për paraqitjen e dytë respektivisht paraqitjen e tretë ta theksojnë pikët minimum të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në një plan-program të caktuar. Publikimi i pikëve minimale duhet të kryhet më dt. 21 qershor 2019 për paraqitjen e dytë.
Ulje të pikëve nuk do të ketë për arsimin gjimnaz, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe drejtimin e mjekësisë.
Nga të dhënat e parashtruara të shkollave të mesme publike për numrin e nxënësve të paraqitur dhe të regjistruar në paraqitjen e parë, si dhe numrin e vendeve të lira për paraqitjen e dytë (24 dhe 25 qershor 2019), janë marrë të dhënat si vijojnë:
Në paraqitjen e parë gjithsej janë paraqitur 16.676 nxënës, prej të cilëve:
• 11 636 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
• 4 707 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 302 nxënës me mësim në gjuhën turke, dhe
• 31 përsëritës.
Pas paraqitjes së parë, gjithsej janë regjistruar 11.826 nxënës, prej të cilëve:
• 9 061 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
• 2 604 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 130 nxënës me mësim në gjuhën turke , dhe
• 31 përsëritës.
Sipas llojit të arsimit, pas paraqitjes së parë, janë regjistruar gjithsej:
• 4 464 nxënës në arsimin gjimnaz, prej të cilëve:
➢3 415 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
➢ 967 nxënës me mësim gjuhën shqipe,
➢ 82 nxënës me mësim në gjuhën turke.
• 7 000 nxënës në arsimin profesional, prej të cilëve:
➢ 5 312 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
➢ 1 609 nxënës me mësim gjuhën shqipe,
➢ 48 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
➢ 31 përsëritës.
• 242 nxënës në Akademinë e Sportit, prej të cilëve:
➢ 231 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
➢ 11 nxënës me mësim gjuhën shqipe.
• 120 nxënës në Gjimnazin sportiv, prej të cilëve:
➢ nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
➢ 17 nxënës me mësim gjuhën shqipe.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për arsimin gjimnaz në:
SHMK Gjimnazi “Josip Broz Tito” – Manastir, SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin” – Qyteti i Shkupit, SHMQSH Gjimnazi “Nikolla Karev” – Qyteti i Shkupit dhe në SHMQSH “Georgi Dimitrov” – Qyteti i Shkupit.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin e mjekësisë në:
– SHMMK “D-r Jovan Kallauzi” – Manastir, për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, SHMK “Dimitrija Çupovski” – Veles, për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Nace Bugjoni” – Kumanovë për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën shqipe; SHMK “Shën Kirili dhe Metodi” – Ohër për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Gjorçe Petrov” – Prilep për profilin arsimor: motër medicinale, teknik farmaceutik dhe motër medicinale gjinekologji-akusheri në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMQSH “Pançe Karagjozov” – Qyteti i Shkupit, motër medicinale me mësim në gjuhën shqipe, teknik dhëmbësh me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe, teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe, teknik laborotorik medicinal me mësim në gjuhën maqedonase dhe teknik fizioterapeutik me mësim në gjuhën maqedonase; SHMQSH “Marija Skllodovska Kiri” – Qyteti i Shkupit – teknik laborotorik medicinal me mësim në gjuhën shqipe; SHMK “Niko Nestor” – Strugë për profilin arsimor motër medicinale në paralelet me mësim në gjuhën shqipe; SHMK “Dimitar Vllahov” – Strumicë për profilet arsimore teknik farmaceutik dhe teknik fizioterapeutik në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMMK “Nikolla Shtejn” – Tetovë, për profilin arsimor infermier- për paralele me mësim në gjuhën shqipe; SHMK “Jane Sandanski” – Shtip për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar në:
– SHMQSH “Cvetan Dimov” – Shkup, për profilin arsimor shitës – referent për shërbime shitëse në paralelet me mësim në gjuhën shqipe;
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar në drejtimin hoteleri-turizëm në:
– SHMK “Kole Nehtenin” – Shtip, për profilet arsimore kamerier-kuzhinier në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase dhe në SHMK “Kole Nedellkovski” – Veles për profilin arsimor kamerier-kuzhinier në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për shërbimet profesionale në:
– SHMQSH “Dimitar Vllahov” – Shkup, për profilin arsimor floktar në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe në SHMMK “Nikolla Shtejn” – Tetovë, për profilin arsimor teknik për përkujdesje kozmetike dhe bukuri në paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin elektroteknik në:
– SHMK “Gjorgji Naumov” – Manastir për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Gjosho Vikentiev” – Koçani për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Riste Ristevski Riçko” – Prilep për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Niko Nestor” – Strugë për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Nikolla Karev” – Strumicë për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase; SHMK “Kole Nehtenik” – Shtip për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, në SHMK “Ilinden” – Ilinden për tërë drejtimin elektroteknik.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin e makinerisë në:
– SHMK “Nikolla Karev” – Strumicë për profilin arsimor teknik i makinerisë për automjete në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për drejtimin kimik-teknologjik në:
– SHMQSH “Marija Skllodovska Kiri” – Qyteti i Shkupit – teknik për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe teknik ushqimesh për paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
Vende të lira në paraqitjen e dytë ka për gjithsej 23.410 nxënës, prej të cilave:
· 15 118 vende të lira për mësim në gjuhën maqedonase,
· 7 416 vende të lira për mësim në gjuhën shqipe,
· 788 vende të lira për mësim në gjuhën turke,
· 34 vende të lira për mësim në gjuhën serbe, dhe
· 54 vende të lira për përsëritës.
Vende të lira, sipas llojit të arsimit për paraqitjen e dytë:
· Në arsim gjimnaz ka 5 983 vende të lira, prej të cilave:
Ø 3 428 për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
Ø 2 189 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
Ø 326 për nxënës me mësim në gjuhën turke,
Ø 34 për nxënës me mësim në gjuhën serbe, dhe
Ø 6 për përsëritës.
· Në arsimin profesional ka 17 275 vende të lira, prej të cilave:
Ø 11 589 për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
Ø 5 176 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
Ø 462 për nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
Ø 48 për përsëritës.
Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet më dt. 24 dhe 25 qershor të vitit 2019, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më dt. 26 qershor 2019.