Shkup, 15 maj – Pas valës së reshjeve që e kapluan vendin nga e hëna, gjendja hidrologjike po përmirësohet. Mbi apo në suaza të mesatares janë nivelet e shumicës së lumenjve të cilat deri më tani ishin përgjysmuar apo trefishuar, njofton Koha.mk
Megjithatë, nën mesataren për në maj edne është Kriva Reka afër Kriva pallankës dhe Bregallnica afër Shtipit, ndërsa vlerat më të ulëta janë në Drinin e Zi afër Lozhanit dhe në Strumicë afër Novosellës. Niveli i liqeneve nuk vërejnë ndryshime, të gjitha janë në suaza të mesatares për në maj siç ishin deri më tani. (koha.mk)