Shkup, 19 tetor – Pas një pauze prej shtatë vitesh këtë fundjavë në Shkup para ndërtesës së Televizionit të Maqedonisë do të mbahet gara ‘Skopje krug 2017’, njofton Koha.mk. Pjesëmarrësit do të vozisin nëpër korsinë tradicionale para ndërtesës së TVM-së në bulevardin Goce Dellçev dhe rrugën Bellasica para hyrjes së Panairit të Shkupit në gjatësi prej 2.050 metrash. Gara siç është paralajmëruar ka karakter ndërkombëtarë dhe në të përveç garuesve vendor do të marrin pjesë ekipe nga Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Greqia. Treningun dhe kualifikimet do ti mbajnë të shtunën me 20 tetor ndërsa garat të dielën më 21 tetor. Të dy ditë ngjarja fillon në orën 12.