Milani ka fituar mbrëmë 1-4 në ndeshjen e vlefshme për Serinë A ndaj Chievos. Ndërkohë, mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria është shtruar në spital pasi ka pësuar tronditje në kokë, në ndeshjen ndaj Chievos. Në minutat e fundit të ndeshjes së të mërkurës në Serie A, italiani pati një përplasje të rrezikshme me Massimo Gobbin.
Pas kësaj përplasjë Calabria qëndroi i shtrirë për disa minuta në fushën e lojës, duke u larguar me barrelë nga fusha. Milani e ka konfirmuar se 20 vjeçari është dërguar menjëherë në spital për testet mjekësore, të cilat treguan se ai ka pësuar trauma në kokë dhe fytyrë. Ai do të qëndrojë nën mbikëqyrje në spital në Veronë, por është me vetëdije.