Pas Muriqit, edhe Durmishi te Fenerbahçe

Fenerbahçe është afër ta mbyllë marrëveshjen me futbollistin e krahut, shqiptarin Riza Durmishi. Shumë burime të medieve të huaja janë të bindura se Durmishi do t’i bashkohet Fenerit vetëm një vit pasi u transferua te Lazio për 7.5 milionë euro nga Real Betisi.

Klubi turk do të duhet ta mposhtë konkurrencën e Olympique Marseillet dhe Brondbyt për 25-vjeçarin që luan me Danimarkën. “Fotospor” ka raportuar po ashtu se Fenerbahçe është interesuar edhe për mbrojtësin tjetër Radu, por 32-vjeçari nuk është në shitje. Në sezonin e kaluar, Durmishi me Lazion luajti në total 19 ndeshje.