Gary Medel tashmë është rrugës për Turqi, derisa nga Interi do të largohet edhe Jeison Murillo. Sipas asaj që raportojnë “Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato.com”, Valencia ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Jeison Murillos, transmeton Gazeta Express. Interi dëshironte 15 milionë euro për kolumbianin, por pas shumë negociatave, marrëveshja është arritur për 13 milionë euro.
Nga Interi është larguar edhe Gary Medel që shumë shpejt pritet të bëhet zyrtare të Besiktasi, derisa rrugës së Murillos për në Spanjë (Valencia) raportohet se është edhe mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia.