Moskë, 20 qershor – Ambasadori rus në Uashington, I cili ishte kthyer në vendin e tij për konsultime në mars, sot udhëtoi drejt SHBA-së, në pajtim me marrëveshjen e kohëmëparshme mes presidentëve rus dhe amerikan, Vlaldimir Putin dhe Xho BVajden, të arritur në Samitin në Gjenevë.
Aeroplani me ambasadorin Anatolij Antonov fluturoi nga Moska në orën 9:20 sipas kohës lokale, transmetuan mediumet ruse.
“Duke pasur parasysh rezultatet nga takimi I dy presidentëve, konsideroj se puna konstruktive me kolegët e mi amerikanë për ndërtim të marrëdhënieve në bazë të barabartë dhe pragmatike”, tha Antonov para udhëtimit, duke shtuar se është optimist.
Nga ane e vet, ambasadori amerikan në Rusi, Xhon Sallivan deklaroi se së shpejti do të kthehet në Moskë.
Autoritetet amerikane e akuzuan Rusinë për hakim dhe përzierje në zgjedhjet në SHBA. Autoritetet ruse më pas e tërhoqën ambasadorin e vet nga SHBA-ja për konsultime në mars, pasi që Bajden e krahasoi Putinin me “vrasësin”.
Ambasadori amerikan Xhon Sallivan u largua nga Moska në prill, pasi që dy vendet paralajmëruan vale të sanksioneve dhe dëbim të diplomatëve.
Në maj, Rusia zyrtarisht e shpalli SHBA-në shtet “armiqësor”.