Liverpooli ka kompletuar transferimin e sulmuesit japonez Takumi Minamino nga Red Bull Salzburg. Kampionët e Evropës paguan klauzolën e lojtarit aziatik e cila ishte e ulët prej vetëm 8,5 milionë euro. Minamino është futbollisti i tretë që kalon në radhët e Liverpoolit, ndërsa më parë ka bërë karrierë tek gjiganti austriak.
“Hej Liverpool, kush është i radhës”, ka pyetur klubi austriak derisa në foto janë Mane, Keita e Minamino me fanella gjysmë të Salzburgut dhe gjysmë të Liverpoolit.
Mane i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2016, Keita në vitin 2018 ndërsa Minamino në vitin 2020, kështu që Salzburg po mendon se pas dy viteve dhe respektivisht pas katër viteve një tjetër futbollist i tyre do të bashkohet me The Reds.