Madrid, 28 dhjetor – Një anije spanjolle shpëtimi me më shumë se 300 emigrantë janë shpëtuar në det sot kanë arritur në Spanjë, me çka përfundoi lundrimi i tij shtatëditor përmes pjesës perëndimore të Detit Mesdhe.
“Anija “Krahë të hapur” (Open Arms), e cila është pronë e organizatës bamirëse spanjolle “Proaktiva Open Arms”, të shtunën mori leje të arrijë në Spanjë, pasi që Italia dhe Malta nuk i lejuan qasje në portet e tyre.
Një anije tjetër e organizatës i ka furnizuar me ushqime dhe ilaçe të domosdoshme për Krishtlindje të gjithë 311 emigrantët.
Fëmijët në anije kanë marrë kapela të Vitit të Ri, ndërsa organizata ka publikuar video në të cilën shihet si ekipet e shpëtimit luajnë me fëmijët në Ditën e Buzmit dhe u japin libra për ngjyrosje.
Të shtunën, një foshnjë dyditëshe dhe nëna e saj 23 vjeçare janë shpëtuar nga anija dhe janë dërguar në Maltë.
Emigrantët janë shpëtuar nga tre anije pranë bregut të Libisë.
Sipas agjencisë së KB-së për refugjatë, këtë vit mbi 2.200 emigrantë i kanë humbur jetët gjatë përpjekjeve që ta kolojnë Detin Mesdhe me varka jopërkatëse të kontrabandistëve, ndërsa 119.336 persona kanë arritur në Evropë.