Franck Ribery ka vendosur të largohet nga Bayern Munich pas plot 12 vjetësh në “Alianz Arena”. Njëherit ky është edhe klubi më të cilin fitoi gjithçka.
Ribery pritet që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite apo në Katar, ka bërë të ditur L’Equipe. Numri shtatë i Bayern-it largohet kështu me nder nga Bayern Munich duke shënuar 85 gola në Bundesligë në 271 ndeshje të zhvilluara me kampionët gjermanë.