Newcastle United ka konfirmuar se është në bisedime me Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan për ta shitur klubin në një shumë prej afro 379 milionë eurosh. SunSport mëson se marrëveshjet janë nënshkruar para pak ditësh në mes të Ashleyt dhe miliarderit Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan. Por, sipas Chronicle, Newcastle është duke ngurruar të arrijë marrëveshje në disa detaje të shitjes së klubit, duke mos preferuar që të zbulojë gjëra të tjera.
Sidoqoftë, klubi ka konfirmuar se është duke i zhvilluar bisedimet me shefat e ST James Park dhe Sheikh Khaled, kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour.