Pas këtij lajmi do konsumoni sa më shumë lakra! Ja çfarë sëmundjesh shëron

Familja e lakrave përfshin një lloj varietetesh jeshillëqesh e perimesh si brokoli, lakër brukseli, lakra, lulelakër, kale, rrepat etj.Këto të fundit janë minierë mineralesh dhe vlera ushqyesesh, ndaj duhet t’i përfshini sa më shpesh në regjimin tuaj! Lakrat jo vetëm që plotësojnë nevojat e organizmit për lëndë ushqyese, por përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, mbrojnë trupin nga toksinat e dëmshme dhe madje parandalojnë shumimin e qelizave kancerogjene.

1. Ndalojnë shumimin e qelizave anormale

Lakrat përmban sulforan, antioksidant i fuqishëm i cili “aktivizon” enzimat mbrojtëse të organizmit dhe lufton qelizat burimore të kancerit.

2. Luftojnë depresionin

Një studim i vitit 2015 zbuloi se sulforafani vepronte si një antidepresant. Vetitë anti-inflamatore të perimeve të familjes së lakrave luajnë gjithashtu një rol në parandalimin e depresionit. Duke reduktuar inflamacionin në tru dhe trup, mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga ankthi apo depresioni

3. Shëndeti kardiovaskular

Hulumtimet kanë treguar se sulforaphani punon për të reduktuar inflamimin në muret arteriale, gjë që ndihmon në parandalimin e trashjes së mureve të zemrës ! Për më tepër, studimet tregojnë se sulforafani mund të jetë gjithashtu në gjendje të rritë mekanizmat e mbrojtjes natyrale në trup për të mbrojtur arteriet nga pllakëzimi.

4. Nivel i lartë i antioksidantëve

Qindra studime kanë vërtetuar se lakrat kanë aftësinë për të reduktuar stresin oksidativ dhe për të nxitur funksionet e mëlçisë. Sulforafani ka veti anti-inflamatore të ngjashme me ato të shafranit ose kurkuminit.Është e vërtetuar shkencërisht se enzimat dhe mineralet që na ofron brokoli ndihmojnë trupin të eliminojë pesticidet dhe toksinat e tjera