Nëse jeni ndërmjet moshës 45 dhe 54 vjeçare, sipas një studimi që është kryer në 160 vende të botës, jeni duke, do të përjetoni periudhën me nivelet më të ulëta të kënaqësisë në jetë. Kjo krizë e moshës së mesme është ndjerë nga njerëzit që jetojnë në SHBA, Kanada, Britani të Madhe dhe Australi, dhe studiuesit thanë se ndodh për shkak se njerëzit përjetojnë nivele të larta të stresit, të shqetësimit dhe zemërimit në këtë fazë të jetës. Është mosha kur pagat arrijnë kulmin, kështu që është koha më e mirë për të punuar, pavarësisht nga efektet që ka në mirëqenie, sipas studimit publikuar nga “Independent”. Por alarmi këtu bie. Lajmi i mirë është se lumturia është në formë U-je, kështu që rënia do të përfundojë shpejt. Shqetësimi ( stresi) fillon të bjerë në moshën 50 vjeçare, dhe inati fillon të bjerë rreth të 45-ve.