Pas referendumit të Katalonjës, priten ‘pak më shumë përmbajtje’ rreth njohjes së Kosovës, ka thënë Akademiku dhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Tibor Vardari, i cili madje nuk pret edhe rishqyrtimin e njohjes, transmeton Koha.net. “Sigurisht se gjatë një kohe nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën. Nuk besoj se çështja e Kosovës do të rishqyrtohet”, ka thënë ai për RTS.
Ai nuk pret ndryshime rrënjësore, e thotë se me siguri gjatë pranimit në UNESCO-n do të ketë shumë më shumë vende të përmbajtura sepse paralelja me Katalonjën do të jetë e pranishme. I pyetur nëse pret që ndonjë nga shtete te BE-së të thotë se ka gabuar që e ka njohur Kosovës, ai është përgjigjur: “Kuptim ka, por mendoj se kjo ka pak gjasa”.