James Rodriguez ishte i pari që mori përsipër këtë mision special, për të shkuara dhe për të surprizuar fëmijët që nuk kanë mundësi të festojnë Krishtlindjet në shtëpi, por duhet t’i kalojnë në spital.
Pikërisht të njëjtën gjë ka bërë edhe Cristiano Ronaldo, (vetëm se nuk është veshur si babagjysh), ka shkuar në spitalin e fëmijëve në Torino dhe iu ka shtuar buzëqeshjet në një ditë festive si kjo.
E vetmja foto që ka qarkulluar në mediat italiane është ajo ku CR7 duket i rrethuar nga infermieret e spitalit, të cilat po ashtu këtë natë do ta kalojnë pranë fëmijëve të sëmurë.
Yllin e Juventus-it ka dashur që kjo vizitë të mbetet private, kështu që nuk ka lejuar praninë e kamerave apo aparateve.