Shkup, 17 shtator – Pas Ivanovit, Komisioni për antikorupsion ka trokitur edhe në dyert e ish presidentit, Branko Crvenkovski. Ky komision ka bërë kërkesa për shfuqizim të marrëveshjes për qira që ka të bëj për dy ish presidentët e shtetit.
“Dëshirojmë të ju informojmë se në seancën e sotme të 22 me rradhë u vendos sipas lëndës së hapur për iniciativën e të drejtave dhe privilegjeve që zotërojnë ish presidentët e vendit. Ju informojmë se vendimet kanë të bëjnë për shfuqizim të gjitha marrëveshejve për ish presidentët e vendit”, sqaruan nga komisioni antiorrupsion.
Reagimi i parë erdhi nga kabineti i Ivanovit, nga ku thonë se marrëveshjen të cilën ka nënshkruar Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët me pëlqimin e tyre dhe ka për qëllim përdorimin e lokaleve për zyrën e ish-Presidentit, është në bazë të Ligjit për të Drejtat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe familjes së tij pas përfundimit të detyrës së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
“Kjo kontratë është e mbyllur. Ajo tregon qartë se qeraja për një hapësirë të mobiluar plotësisht është 1.950 euro në muaj, jo siç u tha sot prej 4.500 euro”, thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanovit.
Ndërkohë që pritet reagim edhe nga kabineti i Cërvenkovskit. Ish presidenti Ivanov por edhe Cërvenkovski shfrytëzojnë privilegje nga shteti, krahas qirasë që të dy kanë pagë për tre bashkëpunëtorë, shofer dhe veturë zyrtare.
Ndërkohë, Komisioni për antikorupsion ka mbyllur rastin për bursën e vajzës së Ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimtrov e cila ishte dorëzuar në mënyrë anonime.
“Për të përfituar bursë të tillë ka kushte strikte të cilat vlejnë për gjithë kandidatët, kushti i parë është që studenti të jetë regjistruar në një nga universitetet e listës së Shangait dhe nuk varet se kush është ministër”, theksojnë nga Komisioni.
Kur kishte konkuruar vajza e ministrit, ishin pranuar gjithësejt 6 kandidat të cilët kanë plotësuar kushtet, kandidatët tjerë nuk janë refuzuar por ju është dhënë kohë që të dorëzojnë dokumentacion shtesë.