Kryetari i Komisionit të Disiplinës në FIFA ka marrë këtë të premte vendimin fatal ndaj menaxherit të famshëm, Mino Raiola. Kështu, struktura e institucionit më të rëndësishëm futbollistik në planet ka vendosur të zgjerojë efektet e dënimit të marrë një ditë më parë nga Federata Italiane e Futbollit FIGC.
Masa me pezullim të aktivitetit ndaj Carmine dhe Vincenzo Raiola tashmë ka efekt global dhe shtrihet përtej Italisë, për të bllokuar lëvizjet menaxheriale të dyshes në të gjithë botën, respektivisht për një periudhë me afat 3 dhe 2 muaj.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës në FIFA, sikurse u njoftua të premten, hynë në fuqi menjëherë.
Dënimi i Raiolas edhe nga ana e FIFA-s, mund të ketë ndikim negativ dhe të ndalojë transferimin e shumë lojtarëve, veçuar qendërmbrojtësin e Ajaxit, Mathijs de Ligt dhe mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, që janë emrat e pranishëm në listën për të ndërruar skuadra, ndërsa e ardhmja e Blaise Matuidi dhe Moise Kean janë tema të rëndësishme në vëmendjen e drejtorit sportiv Fabio Paratici.
Raiola të bllokuar nga çështja nën të cilën është nën hetim, të gjitha këto tratativa kanë pësuar një tërheqje që, për disa raste, mund të rezultojnë vendimtare.
De Ligt – Sipas rregullave të Federatës një menaxher i s’kualifikuar nuk mund të ushtrojë në asnjë mënyrë këtë profesion. Që do të thotë që nuk mund të diskutojë në emër të lojtarëve të tij, apo të firmosë kontrata dhe nuk mundet as të delegojë këtë detyrë tek një prej bashkëpunëtorëve të tij.
Rasti Pogba – Një diskutim analog vlen për Paul Pogba, i lodhur nga polemikat që kanë shoqëruar eksperiencën e tij të dytë tek Manchester United dhe shumë i dëshiruar për të provuar një aventurë të re. Përveç Real Madrid, që do të paraqiste opsionin e parë për mesfushorin francez, por që nuk duket i bindur 100% për të kryer një operacion, është dhe Juventus që vëzhgon prej kohësh lojtarin, i cili pikërisht si bardhezi është afirmuar dhe në arenën ndërkombëtare. Klubi kampion i Italisë kërkon në merkato një mesfushor fin me cilësi fizike dhe teknike dhe ideja e sjelljes në shtëpi të Pogba nxiste më shumë. Por, dënimi i Raiolas ka komplikuar gjithçka.