Pas Interit, United kërkon shërbimet e Kantes

13

Manchester Unitedi është futur në garë për blerjen e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante. Mesfushori francez Kante është shumë i dëshiruar në Old Trafford. Sipas Mirror, drejtuesit e Unitedit tashmë i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Kantes, në përpjekje për ta siguruar një marrëveshje befasuese. Chelsea është i hapur për ta shitur francezin, por Kante duhet ta pranojë një ulje ta madhe page për ta bërë të mundur kalimin në Old Trafford.

Trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer është adhurues i madh i Kantes dhe beson se ai mund t’ia përforcojë edhe më shumë mesfushën. Por për t’i siguruar shërbimet e tij, gjiganti anglez duhet ta mposhtë edhe konkurrencën nga Interi. Kante është synimi kryesor i trajnerit të Interit, Antonio Conte, me të cilin ka punuar gjatë kohës së italianit në stolin e Chelseat.

Comments are closed.