Pas infektimit me Koronavirus, ndahet nga jeta legjenda e televizionit, Larry King

33

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare, moderatori legjendar i talk-shout, Larry King.

Larry Kingu, drejtuesi për një kohë të gjatë i CNN-it, i cili u bë ikonë përmes intervistave të tij me gazetarë të panumërt të lajmeve, ka vdekur. Ai ishte 87 vjeç, shkruan CNN-i.

Djali i tij, Chance, konfirmoi vdekjen e Kingut të shtunën në mëngjes.

Moderatori drejtoi emisionin “Larry King Live” në CNN për më shumë se 25 vjet.

Vdekja e Kingut u konfirmua edhe në një deklaratë që u postua në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Me trishtim të thellë, Ora Media njofton vdekjen e bashkëthemeluesit, nikoqirit dhe mikut tonë Larry King, i cili vdiq këtë mëngjes në moshën 87- vjeçare në qendrën mjekësore “Cedars-Sinai”, në Los Anxhelos,” thuhet në deklaratë.

“Për 63 vjet dhe nëpër platformat e radios, televizionit dhe medieve digjitale, mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale të Larryt qëndrojnë si një dëshmi e talentit të tij unik dhe të qëndrueshëm si transmetues”, përfundon deklarata.