Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar kalimthi me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në objektin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Takimi i shkurtër mes tyre ndodhi kur Pacoli iu afrua shefes së ekzekutivit të Serbisë, derisa kjo e fundit po jepte deklaratë për media dhe e përshëndeti atë.
Derisa, po i shtrëngonin duart, Bërnabiq e pyeti Pacollin se nga kush e ka marrë lejen për të hyrë në ndërtesën e OKB-së.
“Kam marrë leje nga ju” i tha Pacolli në serbisht dhe Bërnabiq më pas u shpreh me fjalët ” Po të pyetesha unë”…
Pacolli më pas komentoi “Kjo është një zonjë që ne e respektojmë shumë”. Videon me momente nga ky takim mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: