I shpallur i zhdukur, që nga dita kur Argjentina humbi ndeshjen në shifra të thella me Kroacinë në 3-0, sot 30-vjeçari nga India është gjetur i vdekur. Ai njihej si tifoz i zjarrtë i Lionel Mesit, ndërsa ai kishte lënë një shënim vetëvrasjeje ku shkruhej: Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për vdekjen time”. Behët fjalë për 30-vjeçarin, Dinu Aleks, i cili u gjet i vdekur në një fshat të vogël në Indi në brigjet e lumit Menaçil. Ai punonte si llogaritar pranë një firme private, ndërsa dashuria për Lionel Messin ishte e pakufishme. Para ndeshjes me Kroacinë, ai iu kishte thënë kolegëve se do të fitonte Argjentina dhe gol do të shënonte idhulli i tij, Lionel Messi. Familja e kishte kuptuar se ka diçka që nuk shkonte, pasi nuk e kishin gjetur në dhomën e tij në orën e para të mëngjesit, ndërsa babai tregon për letrën që kishte lënë në shtëpi. “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”-tha babai i viktimës.