Paris Saint-Germaini u mposht mbrëmë nga Rennesi në finalen e Kupës së Francës.
Koha e rregullt e takimit u mbyll me shifrat 2:2, derisa në shtesa nuk u shënua asnjë gol dhe takimi u fitua nga Rennesi me penallti (6:5).
Ylli i parisienëve, Neymar duket se e ka humbur tërësisht toruan pas kësaj humbje, pasi u pa duke e goditur me grusht një tifoz në tribunë derisa po ngjitej për të marrë medaljen e vendit të dytë.
Neymar met une pêche à un rennais pic.twitter.com/uXgU3R2l5Y
— Claude vaillant (@vaillant92100) April 27, 2019