Berlin, 9 tetor – Në qytetin gjerman Landsberg janë dëgjuar të shtëna pas sulmit vdekjeprurës gjatë të shtënave në Hale, njofton zëdhënësi i policisë.
Ai nuk ka dhënë detaje për incidentin në Landsberg e cila është në afërsi të Hales.
Agjencia gjermane DPA ka njoftuar se në Hale sundon “inat” pas sulmit ndaj sinagogës, ku jetën humbën më së paku dy persona.
Pas sulmit policia gjermane ka njoftuar se një person është arrestuar.
Sipas disa mediave, ndaj sinagogës është hedhur granatë.
“Ka ndodhur incident në Hale. Sipas gjetjeve përfundimtare, ka edhe të vdekur. Realizojmë hetime urgjente. Kryerësi është në arrati. Rini në shtëpi ose kërkoni ndonjë vend të sigurt”, ka njoftuar policia gjermane në Tuiter.