Fetullah Gylen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016. Të paktën këtë konkluzion arrin agjencia evropiane e inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga EuObserver. Sipas dokumenteve në fjalë akuza që Ankaraja zyrtare ka ngritur ndaj Gylen fsheh synime të qarta pushteti dhe nuk lidhet me aktivitetin real të klerikut dhe rrjetit të tij në ngjarjet e verës. Agjencia thekson se mes pjesëmarrësve në përpjekjen për grusht shteti ka patur gylenistë, por jo si pasojë e një urdhri të kreut të tyre. Dokumentet hamendësojnë se oficerët gylenistë të përfshirë ndoshta kanë ditur goditjen që pushteti do të aplikonte mbi ta dhe u përpoqën të godasin të parët Erdoganin.