Nasau, 11 shtator – Përfaqësues zyrtarë bënë të ditur se 2.500 persona konsiderohen të zhdukur në Bahamas pas goditjes së uraganit Dorian.
Zëdhënësi i Shërbimit Kombëtar për Menaxhim me Gjendje të Krizave Karl Smit theksoi se lista e të zhdukurve nuk është kontrolluar, gjegjësisht nuk është konfirmuar nëse dikush nga lista ndodhet në strehimore.
Sipas Smitit, në vijim është kontrolli i bazës së të dhënave.
Gjatë goditjes së uraganit në Bahamas kanë humbur jetën 50 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë janë vendosur në strehimore.(koha.mk)