Merkato e Interit nuk ndalet dhe pas blerjes së mbrojtësit të Atletico Madrid, Diego Godin, Administratori i deleguar Beppe Marotta po planifikon dy goditje të tjera me parametrin zero. Bëhet fjalë për Arjen Robben, që do të largohet nga Bayern Mynih në fund të sezonit dhe Herrera, që luan në Portugali me Porto, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Blerja e Robben, tashmë 34 vjeç, mund të jetë e rëndësishme, një lojtar që ndoshta nuk mund të luajë 30 ndeshje si titullar, por falë përvojës do të jetë i për skuadrën zikaltër në momentet vendimtare. Ndërsa Hector Herrera, 28 vjeç, një mesfushor që mund të mbulojë çdo sektor në fushë dhe që kërkon të largohet nga Portugalia, duke provuar një aventurë të re në Serinë A.
Marotta e Ausilio po punojnë që të realizojnë këto dy blerje në merkaton e verës, duke mbyllur që tani bisedimet me lojtarët. Duket se Marotta po kërkon të ndërthurë përvojën e disa lojtarëve dhe aftësitë teknike të disa të tjerëve, për të hedhur gradualisht bazat e një Interi që pas 1 apo 2 vitesh të konkurrojë denjësisht me Juventusin për titullin kampion në Itali.