Një burrë danez është bërë personi i parë në 46 vjet që është dënuar për blasfemi, respektivisht për djegien e Kur’anit. “Ky është vendimi i prokurorisë për rrethanat në të cilat përfshihet djegia e librave të shenjtë, si Bibla dhe Kur’ani”, tha prokurori Jan Reckedorff. Një dhjetor të vitit 2015, i pandehuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka djegur Kur’anin në oborrin e shtëpisë së tij dhe të gjithë procedurën e ka transmetuar në faqen e tij në Facebook. Sipas ligjit danez, ai do të dënohet me 4 muaj burg, megjithatë prokuroria ka rekomanduar që të i pandehuri në vend të burgut, të paguajë një gjobë. Kjo është hera e katërt në të gjithë historinë e Danimarkës që dikush ndiqet penalisht për shkak të blasfemisë.