Shkup, 8 tetor 2018 (MIA) – Seanca e komisionit kuvendor për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave në rend dite të të cilit është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparate mjekësore veterinere sot është ndërprerë pas miratimit të rendit të ditës pas fyerjes joformale ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Seanca e Komisionit, siç informojnë nga shërbimet kuvendore, nuk do të vazhdojë sot.
Shumica e deputetëve mes vete kanë folur kur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Bllage Cvetkoviq filloi ta elaborojë propozim-ligjin. Kryetari i Komisionit Dimitar Stevanxhia dy herë iu lut deputetëve të pranishëm të mos flasin, ndërsa pastaj reagoi edhe deputetja e LSDM-së Tatjana Prentoviq, e cila u lut që ata sërish të paralajmërohen. Në ato momente njëra nga deputetet e LSDM-së joformalisht, pa mikrofon të kyçur, fyeu deputetët nga VMRO-DPMNE. Pastaj Stefanxhia e ndërpreu seancën, duke potencuar se do të vazhdojë pasi që deputetja do të kërkojë falje për fjalët e thëna.