Miratimi i projektligjit në seancën parlamentare, do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë këmbimi.
Kuvendi i Shqipërisë në përfundim të seancës së sotme plenare ka miratuar ligjin për të njohur monedhat virtuale. Shqipëria është vendi i tretë në europë, pas Francës dhe Maltës që njeh me ligj kriptovalutat.
Miratimi i projektligjit në seancën parlamentare, do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë këmbimi.
Përfituesit kryesor nga krijimi i një tregu të ri do të jenë ata që edhe më herët kanë besuar në monedhën virtuale.
Tregu i kriptovalutave e ka arritur pikun më të lartë në vitin 2018 me një capital prej 800 miliard dollarëve, ndërsa në 24 orët e fundit, qarkullimi përllogaritet në vlerën e 24 119 miliard dollarëve.