Në vitin 2010 do të tërhiqej një futbollist që sot shumë pak mbajnë mend, ndoshta edhe shkak mosha dhe vitet e jetës, por që ata që kanë ndjekur futboll në vitet ’90 sigurisht që e kanë fiksuar si emër dhe mbiemër… Denilson de Oliveira Araújo, ose shkurt Denilson, ka lënë gjurmë në botë vetëm për transferimin më të çmendur dhe të shtrenjtë të atyre viteve… Nga momenti kur vari këpucët në gozhdë, shumë pak e kanë parë ose kanë dëgjuar për të.
E çuditshme karriera për një ish-futbollist që 22 vite më parë, bëhej futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Ndodhte pas Botërorit francez në vitin 1998, ku u dallua për potencialin, talentin dhe sidomos magjinë që dhuronte.
Vitrina e Kupës së Botës i dha mundësinë e transferimit nga Sao Paolo te Betis: 63 miliardë lireta, ose e thënë ndryshe, 21,5 mln sterlina. Kurrë askush, në atë epokë, nuk kishte shpenzuar aq shumë. Kontrata? Më e çmendur se çmimi: 12 vite! Klauzola? 750 miliardë lireta (500 milionë euro). Rroga? 6 miliardë lireta plus edhe bonuse në sezon (4 milionë euro), aq sa për ta bërë më të paguarin.
Lazio e Cragnottit tentoi deri në fund për të arritur akordin dhe i qëndroi ankandin, por nuk arriti të fitonte.
Sa keq që eksperienca spanjolle u zbulua një gjysmë dështim, me vetëm pesë gola në 2 vjet dhe huazim te Flamengo. Sot, Denilson bën reklama për një firmë ndërtimesh me rastin e Copa America, që zhvillohet në Brazil.
Sipas asaj që shkruan “Marca”, bëhet fjalë për një nga kompanitë më popullore amerikanojugore. Megjithatë, Denilson e shkruajti historinë në një tjetër formë…