Pas firmës së Inzaghit, vjen lajmi i madh për Lukakun, ja detajet

Lukaku tek Interi, e kryer! Sipas “Sky Sport Italia” dhe “Sportitalia”, klubi zikaltër ka rënë dakord me Chelsea-n për të rikthyer sulmuesin belg në formën e huazimit për 8 milionë euro plus bonuse. Tashmë janë duke u përpiluar detajet e fundit para se marrëveshja të zyrtarizohet.

Qendërsulmuesi u largua vetëm një vit më parë për 113 milionë euro, por menjëherë shprehu keqardhje për vendimin dhe tha në dhjetor se donte të kthehej në “San Siro”.

Interi duhet ta përfundojë marrëveshjen deri më 30 qershor në mënyrë që të përfitojë nga lehtësirat tatimore në pagën e tij.

Advertisements

Bonuset janë të lidhura me objektivat e klubit dhe jo me lojtarin, kështu që do të aktivizohen nëse Interi fiton Scudetton, Champions League ose Europa League (bonuset shkojnë deri në 4-5 milionë euro). Kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm golat apo numri i paraqitjeve të lojtarit, por arritjet e Interit. Nuk do të ketë asnjë mundësi blerjeje, as detyrim për skuadrën italiane. Lukaku ka pranuar gjithashtu një ulje të konsiderueshme të pagës vetëm që të transferohej tek Interi.

Sipas “FCInterNeës.it”, belgu do t’i kalojë testet mjekësore brenda së premtes. Lajmi vjen vetëm pak orë pasi Interi njoftoi se trajneri Simone Inzaghi kishte zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2024.