Masat restriktive në Danimarkë të vendosura si preventiv nga Koronavirusi, mes të cilave edhe kufizimi i kontakteve mes njerëzve, do të mund dalëngadalë që të tërhiqen pas festave të Pashkëve, transmeton Reuters, e cila thirret në fjalët e kryeministres së Danimarkës, Mete Frederiksen, të thëna ditë më parë në një konferencën për shtyp.
“Javën e kaluar numri i personave të hospitalizuar ishte në ulje e sipër dhe nuk u regjistruar përhapje më e madhe sikurse në vendet tjera”, tha Frederiksen.
“Në rast se gjatë dy javëve të ardhshme, deri në festën e Pashkëve mbetemi të izoluar, por të bashkuar dhe nëse numrat edhe më tej janë stabil, do të mund që pas festave qeveria dalëngadalë të zbus masat mbrojtëse. Deri tani në Danimarkë janë regjistruar 2577 të infektuar nga Kovid-19.