Shkup, 25 prill – Në fund janë bisedimet për rikonstruktimin e paralajmëruar të Qeverisë, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
Pas 1 Majit ai para opinioni dhe në Parlament do t’i bëjë të ditur ndryshimet në përbërjen e Qeverisë, ndërsa pastaj edhe ndryshimet të pozicioneve të drejtorëve në institucione të caktuara.
“Vijojnë bisedimet dhe negociatat. Më shumë i shfrytëzoj findjavat për lëtë punë. Shpresoj se tashmë këtë fundjavë, siç përfundon prilli, do të përfundojmë. Pas festës së 1 Majit planifikoj të dal me informimin e opinionit dhe të Parlamentit për gjithçka që do të paraqesë ndryshime në përbërjen qeveritare, ndërsa pastaj, në mënyrë përkatëse, edhe ndryshime të vendeve të drejtorëve në institucione të caktuara”, theksoi Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes për Programin vjetor për punësim.
Nuk deshi të saktësojë asgjë, pot rheksoi se ekziston procedurë sipas së cilës në fillim të majit organet dhe trupat e partive do t’i marrin vendimet.
“Ne jemi vetëm individë, në fund duhet të marrin vendime organet përkatëse varësisht nga vëllimi i ndryshimeve që do të ndodhin”, tha kryeministri.