Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, falë performancave të shkëlqyeshme me Fenerbahçen, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Klubi më i interesuar për sulmuesin kosovar është Tottenhami, i cili e ka vëzhguar në disa ndeshje. Mirëpo, mediat turke shkruajnë se nënkampionit evropian konkurrencë po i bën Lazio.
Drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për gjigantin nga Stambolli. Sipas mediumit turk “sporx.com”, Lazio e ka gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për transferimin e futbollistit prizrenas.
25 vjeçari i ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Atë e duan edhe Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurti.