Shkup, 5 qershor – Qytetarët tani e tutje do të mund lirshëm të qarkullojnë nëpër oborrin e godinës së qeverisë. Pas dy viteve porta të mbyllura , nga e hëna e tutje portat janë të hapura, kurse qytetarët do të mund në mënyrë të lirë të lëvizin atypari. Kryeministri i Zoran Zaev deklaroi se qëllimi i tij është që qeveria të jetë e hapur për të gjithë. Sipas tij, duhet të ekzistojë bashkëpunim i përhershëm në mes qeverisë dhe qytetarëve, dhe objekti i qeverisë duhet të jetë i hapur për të gjithë. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare se a do të hiqet tërësisht gardhi metalik, i cili ishte vendosur në shtator të vitit 2015, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski. Gardhi metalik kushtoi 700.000 euro.