Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte mban mbledhje pas serisë së dorëheqjeve partiake për shkak të mospajtimeve me udhëheqësinë aktuale të kryesuar nga kryetari Hristijan Mickovski.
Dorëheqje në funksionin e kryetares së Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së dje dha Daniella Rangellova, e pastaj edhe bashkëpunëtoret e para të saj – Liljana Kuzmanovska dhe Liljana Zaturoska.
Sot dha dorëheqje edhe Lluka Kërzhalloski, kryetar i Unionit të Forcave të Reja (UFR) të VMRO-DPMNE-së. Pas këtij akti të tij, sonte dorëheqje dhanë edhe kryetarët e disa organizatave komunale të EFR-së.
Mbledhjes së sotme të trupit më të lartë të partisë i ka paraprirë një mbledhje e Komitetit ekzekutiv të EFR-së.