Shkup, 3 nëntor – Sipas planit për rritjen e akcizës në prodhimeve të duhanit, prej 1 qershori të vitit të ardhshme çdo kuti e cigareve do të shtrenjtohet për së paku 4 denarë, njofton Koha. Kështu do të jetë shtatë vitet e ardhshme, përkatësisht, secilin vit cigaret do të shtrenjtohen nga 4 denarë për një kuti, që do të thotë se çdo kuti për 7 vjet do të kushtojë për 28 denarë më shumë. Çmimet do të jenë kështu nëse në ndërkohë prodhuesit nuk vendosin të korrigjojnë çmimet.