Pas skandalit me vjedhjen e armëve nga baza shqiptare detare “Pashaliman”, që ndodhi natën mes 10 dhe 11 janarit të këtij viti, është plaçkitur edhe depoja e Qendrës për furnizim me material teknik e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë.
Në këtë magazinë, kur krahas materialit tjetër ruhet edhe armë, që përdoret nga pjesëtarët e policisë, është konstatuar mungesë e pistoletave të modeleve të reja, si dhe pajisje tjetër.
Zhdukja e armëve është vërejtur pas rikonstruksionit të objektit, të cilët gjatë rregullimit të materialeve është vërtetuar se dy çanta në të cilat kanë qenë armët kanë qenë të zbrazëta, që ka qenë shkas që të bëhet regjistrim, pas së cilës është konstatuar se mungo edhe material tjetër.
Për rastin është zbatuar hetim, ndërsa këtyre ditëve dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.
Për vjedhjen dyshohen të gjithë personat që kanë pasur qasje në magazinë, si dhe ata që kanë qenë të detyruar për mirëmbajtjen e tij.(koha.mk)