Athletic Bilbao ka eliminuar Barcelonën në çerekfinale të Kupës së Mbretit, duke i mposhtur krejt në fund me rezultatin 1:0. Ishte goli i shënuar në minutën e tretë shtesë nga Inaki Williams me kokë për ta quar golin në rrjetë. Me gjithë rastet që pati gjatë kësaj ndeshje Barcelona, ata nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.
Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe trajneri i Barcës, Quique Setien, i cili ka shprehur besimin se skuadra meritonte fitoren.
“Merituam të fitojmë këtu. Nuk jam i shqetësuar për humbjen e besimit. Rezultati është gjithmonë gjëja më e rëndësishme, por senzacionet janë të rëndësishme. Mendoj se niveli ynë ishte i mirë. Ter Stegen nuk pati çfarë të bënte, por ky është futbolli. Sa i përket penalltisë, nuk e pash nga aty ku isha. Më thanë se ishte e qartë, por nuk flas për gjyqtarin” deklaroi Setien.