Taksitë e zi, të cilat konsiderohen simbol i Londrës, nga viti i ardhshëm do të jenë të dukshme edhe në rrugët e Parisit. Ky vendim është marrë nga London Electric Vision, e cila është në pronësi të firmës Gili nga Kinës, kompani kjo që vazhdon me zgjerimin global të modelit të famshëm.
Në vitin 2017, Gilly zgjodhi Amsterdamin si destinacionin e parë të huaj për versionin e ri elektrik të këtyre taksieve dhe që atëherë ka njoftuar planet për t’u zgjeruar në qytete të tilla si Oslo, Berlin dhe Hamburg, raporton Reuters.
“Duke pasur parasysh problemet e ndotjes së ajrit me të cilat përballen qytetet franceze, ne jemi shumë të lumtur për të ofruar një zgjedhje të re për shoferët dhe udhëtarët në Paris”, tha Chris Gaby, drejtor i kompanisë.
Parisianët mund të hipnin në taksi në Londër në gjysmën e parë të vitit 2019, pasi bisedimet me importuesin e përzgjedhur do të finalizohen.