Pas mesfushorit maroken Sofiane Amrabat, Napoli është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për blerjen edhe të mbrojtësit të Veronës, Amir Rrahmani.
Sipas mediave italiane, klubi napolitan i ka ofruar Veronës një shifër totale prej 30 milionë eurosh, për të marrë si Amrabat, ashtu edhe qendërmbrojtësin e Kosovës në fund të sezonit.
Rrahmani u transferua këtë verë te Verona dhe ka rezultuar një nga surprizat e formacionit, bashkë me mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla.
Kujtojmë që pak ditë më parë Napoli arriti marrëveshjen me Veronën për blerjen e Amrabat për shifrën e 16 milionë eurove në fund të sezonit, ndërsa për Rrahmanin është gati të shtojë edhe 14 të tjera.