Një futbollist si shumë të tjerë, i mirë por jo një kampion. Por arriti të jetojë një karrierë profesionale më shumë se dinjitoze, madje duke rezervuar edhe ndonjë vend si “çun i keq”. Është Andy van der Meyde, që në itali mbahet mend më së shumti nga tifozët zikaltër që ditën të shijojnë dhe vlerësojnë cilësitë e futbollistit holandez në mesfushë, por pa ditur asgjë në lidhje me jetën e tij private aq shumë ekstreme. Një jetë ekstreme që nga fillimet e tij te Ajax, deri në fund të aventurës në Premier League, e jetuar në fije të perit, mes abuzimeve me alkolin, drogën dhe femrat.
Dashnor i femrave të bukura, i jetës së bukur dhe i veseve të tij, Van der Meyde u tërhoq nga futbolli në vitin 2012, pa lënë gjurmë të tij në gjatë viteve të fundit të karrierës. Sot, ai duket i ringjallur dhe i transformuar, falë pasioneve të tij më të fundit, rrjetet sociale dhe boksit, të cilit po i dedikohet ditë e natë. Kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2012 ai ishte në një gjëndje të mjerueshme, viktimë i veseve të tij dhe të tepricave. Pavarësisht gjithçkaje, Van der Meyde arriti të gjejë një ndihmë nga trajneri i asajkohe i Psv Eindhoven, Fred Rutten. E angazhon, por mesfushori holandez nuk mbante dot më ritmin e futbollit të luajtur. Kështu ai largohet nga futbolli dhe nis të shkruajë. Mes veprave të tij është autobiografia në të cilën ai rrëfehet duke tronditur botën e futbollit. Me një ëndërr në sirtarë, që të stërvisë të rinjtë.
“Pas gjithë gabimeve që kam bërë, kush më mirë se unë mund t’u mësojë të rinjve se si të mos e çojnë dëm talentin e tyre?”. Një pyetje kjo e holandezit që mbetet ende pa përgjigje dhe e pavërtetuar, sepse tashmë prej disa kohësh ish-futbollisti po kultivon një tjetër hobi të ri. Ish-futbollisti i Ajax, Inter, Liverpool dhe ekipeve të tjera, tashmë ka kaluar në një sport luftarak, pikërisht atë të luftimit në ringun e boksit. Një ndryshim ky të cilin e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale, në të cilat po postuar imazhe dhe video të stërvitjeve të tij. Pasion ky për boksin që e sheh atë të impenjuar dhe angazhuar në mënyrë të përditshme.