Tetovë, 18 qershor – Komunikacioni në autostradën Shkup-Tetovë tërësisht është normalizuar nga ora 16:00, prejse paraprakisht rreth orës 13:00 kamioni u përmbys në rrugë dhe e bllokoi lëvizjen e automjeteve tjera në afërsi të rrethrrotullimi Zhelinë, transmeton KOHA.
“Pas përmbysjes së kamionit rreth orës 13:00, deri në orën 14:30, policët e komunikacionit i rikahëzuan automjetet në rrugën rajonale Tetovë-Shkup P402. Kamioni është larguar nga rruga në autostradën “Nëna Terezë” në drejtim të Tetovës rreth orës 14:30. Pastaj deri në orën 16:00 ka filluar zhvillimi i komunikacionit vetëm në një korsi. Në orën 16:00 ka filluar zhvillimi i komunikacionit vetëm në një korsi. Në orën 16:00 tërësisht janë mënjanuar mbetjet e kamionit edhe nga infrastruktura e dëmtuar, pas së cilës komunikacioni tërësisht është normalizuar në të dy korsitë e autostradës E65 Tetovë-Shkup”, informojnë nga SPB Tetovë.
Shoferi i cili e ka drejtuar kamionin MAN, 66 vjeçari AN. banor i Zhelinës, gjatë përmbytjes më pak është lënduar, ndërsa pas ndihmës së dhënë mjekësore në Klinikën e Tetovës është lëshuar në shërim shtëpiak.