Pas 30 vitesh, gruaja i pret thonjtë më të gjatë në botë

74

Ayanna Williams ka thyer Rekordin Botëror Guinness, ku ka rritur thonjtë e saj për gati 30 vite të cilët e kanë penguar atë të bënte gjëra të tilla si larja apo ndërrimi i çarçafëve. Së fundmi Ayanna vendosi se ishte koha e duhur për t’i prerë ato që të ketë një jetë të re në të cilën mund të bëjë shumë gjëra. Pavarësisht entuziazmit për këtë jetë të re, ajo është shprehur se do e marrë malli për to. Duke folur për Guinness, Ayanna tha: Unë kam rritur thonjtë e mi për disa dekada, por tani jam e gatshme për një jetë të re. Jam e emocionuar për jetën time të re dhe nuk do e lëndoj më veten me thonjtë e mi. Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha. Thonjtë nuk më bëjnë mua, unë i bëj thonjtë e mi!

Ayanna theu rekordin botëror në 2017 pasi mori titullin nga Lee Redmond, i cili është ende në librin Guinness për thonjtë më të gjatë në histori. Ajo filloi t’i rriste ato në vitin 1979, i lyente ato me vaj të ngrohtë ulliri çdo ditë dhe përdorte produkte për forcim që t’i mbante në gjendje të shkëlqyeshme. “Ishte thjesht një sfidë për veten time për të parë se sa larg do të shkonin para se të fillonin të përdridheshin. Vazhdoja të vendosja data të ndryshme që do t’i prisja dhe thjesht nuk mund ta bëja. Është e çuditshme se si bëhen pjesë e juaja. Unë mendoj se thonjtë e mi më përcaktonin si njeri, unë isha e njohur si zonja e thonjve”, është shprehur ajo.