Pas plot 208 ditëve negociata të vështira, liderët e katër partive në Holandë kanë arritur marrëveshje për një koalicion të ri qeverisë të qendrës së djathtë me Mark Rutte kryeministër. Lideri i partisë së qendrës, Partia Demokratike e Holandës, D66, Alexander Pechtold, ka thënë se pas disa viteve ashpërsi, qeveria e re do t’i shpërblejë votuesit me taksa më të ulëta, transmeton Express. “Po dalim nga kriza. Tani, mund të investojmë dhe taksat do të jenë më të ulëta”, Pechtold ka thënë para gazetarëve. Ndërkohë, Rutte pritet ta shpalosë nesër programin qeverisës bashkë me liderët e Partisë së Kristiandemokratëve, Partisë D66 dhe të Unionit Kristian. Liderët do ta prezantojnë programin para ligjvënësve, të cilët mund të sugjerojnë ndryshime të vogla në të. Në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars, Partia VVD e Rutte i fitoi 33 ulëse në Dhomën e Ulët të Parlamentit Holandez, i cili ka 150 ulëse. Këto zgjedhje i dhanë fund aleancës së Rutte me partinë e qendrës së majtë, Partia Labursite.