Pas 150 vjetësh del në shitje një nga ishujt Falkland, në të cilin jetojnë 5 lloje pinguinësh. Ishujt Falkland janë një arkipelag në Atlantikun Jugor, i cili gjendet 483 km nga brigjet e Argjentinës, 1080 km në perëndim të Shag Rocks (Gjeorgji Jugore) dhe 940 km në veri të Territorit Antrantik Britanik. Ata përbëhen nga dy ishuj kryesor, Falklandi Lindor dhe Falklandi Perëndimor, së bashku me 776 ishuj më të vegjël.
I vendosur në cepin e sipërm të veriut perëndimor dhe ishullin e tretë më të madh në det të hapur në arkipelag, kjo copëz e vogël e parajsës paqësore mund të jetë e jotja.
Bëhet fjalë për ishullin me të vogël, i cili është shumë atraktiv dhe me ngjyra. Ishulli me gurlalecë është shtëpia e 42 llojeve zogjsh, delfinëve, luanëve të detit, balenave dhe 6.000 deleve.
Lufta e Falklandit është një luftë midis Britanisë së Bashkuar dhe Argjentinës për kontrollin e ishujve Falklands. Lufta shpërtheu pas pushtimit të ishullit nga Argjentina, duke i konsideruar ato pjesë të saj. Lufta filloi më 2 prill 1982 dhe përfundoi më 14 qershor 1982 me dorëzimin e ishujve nga Argjentina.